Momente tensioni u shënuan në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës. Shkak u bën deputetët e Listës Serbe që u kthyen në parlament vetëm për të mos humbur mandatin.
Ligjvënësit e Lëvizjes Vetëvendosje u përpoqën t’i pengonin anëtarët e Listës Serbe që të ulen në karriget parlamentare, ndërsa kryetari i kuvendit pati kritika të ashpra në drejtim të tyre.
“Ju drejtohemi deputetëve të Listës Serbe. Është vërtet e pa tolerueshme dhe padrejtë kjo sjellje. Një herë në gjashtë muaj vini në Kuvendin e Republikës së Kosovës vetëm për me i keqpërdor paratë e taksapaguesve, në anën tjetër e luftoni Republikën e Kosovës me çdo mjet që keni. Shkoni dhe i rrini gatitur shefin tuaj kriminel, Radoiçiqin dhe keni guxim me ardhur në Kuvendin e Kosovës. Trup të keni, ndërprehet kjo seancë dhe kërkoj që të lironi Kuvendin e Kosovës”, tha Konjufca.
Mes tjerash, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet u janë drejtuar anëtarëve të Listës Serbe duke iu thënë se “udhëheqësit tuaj janë kriminelë”. (A2 Televizion)