Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, thotë se Kuvendi, Presidenca, Kryeministria udhëhiqet me ushtrues të detyrës. Ai nënvizon se kjo po i bën një dëm të madh shtetit.
“Çka duhet të din sot qytetari i Kosovës, se kjo Qeveri për një kohë të gjatë vazhdon ta udhëheq shtetin me ushtrues detyrës. Të tri institucionet kryesore të vendit, Kuvendi, Presidenca, Kryeministria udhëhiqet me ushtrues detyrës. Kur themi në qeveri, pesë dikasteret kryesore të ekonomisë janë me ushtrues të detyrës, në kryeministri është ushtrues i detyrës sekretari.
Në Ministri të Financave kemi ushtrues të detyrës. Po ashtu në Ministrinë e Ekonomisë kemi ushtrues të detyrës, në Ministri të Infrastrukturës, kemi ushtrues të detyrës dhe në ministri të Ambientit kemi ushtrues të detyrës.
Pra, të gjitha institucionet që kanë të bëjnë me ekonominë, me financat, udhëhiqen me ushtrues të detyrës. Ajo që mund të them është zgjatja e funksionit është e kufizuar me këtë ligj dhe rrjedhimisht nuk ekziston mundësia që me një akt ligjor siç është vendimi të zgjatet mandatit për tej atij i cili është përcaktuar me ligj”, tha Tahiri.
(A2 Televizion)