Qeveria kërkon njohjen në qendër, opozita: Dialogu është kthyer në cirk politik nga Kurti

Nga Xhevahir Qardaku
2 Korrik 2024, 20:07 | Politikë

Kryenegociatorët me kërkesë të Bashkimit Europian po përpiqen që ta mbajnë tryezën e dialogut gjallë. Normalizimi nuk duket në horizont, me mosndëshkimin e Serbisë që e ka shkelur dhe mohuar marrëveshjen e Ohrit.

Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, tha për A2CNN se “në krye të agjendës së diskutimeve do të vazhdojë të jetë zbatimi urgjent i Marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve dhe njohjen e Kosovës nga Serbia”. Por tre kushte e vendosura javën e kaluar ndaj Serbisë nga kryeministri Kurti, për vazhdimin e dialogut, kanë ndryshuar rrjedhën e debatit. Driton Hyseni, kryetar i delegacionit të Kosovës në Asamblenë e NATO-s, nga Vetëvendosja, thotë për A2CNN, se kushtet e vendosura duhet vazhdojnë të qëndrojnë, përderisa nuk ndryshon qasja e Serbisë, në raport me sulmin terrorist të 24 shtatorit.

Kurse Pal Lekaj, nënkryetar i AAK-së, pati kritika të forta lidhur me qasjen e kryeministrit Kurti në dialog.

Marrëveshja e normalizimit u arrit vitin e kaluar, por nuk u zbatua dhe pas presionit që u është bërë palve. Ujdia dhe aneksi i Ohrit, mes tjerash, i kërkon Kosovës t’i ofrojë një nivel vetëmenaxhimi komunitetit serb, ndërsa Serbisë të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe të garantojë njohje defakto.

Për zbatimin e saj, javën kaluar në Bruksel u thirrën edhe liderët e të dyja shteteve, por që nuk pati një takim mes Kurtit dhe Vuçiçit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos