“Qeveria me bazë të gjerë, e vetmja zgjidhje për Kosovën”

Nga Xhevahir Qardaku
26 Maj 2025, 20:38 | Politikë

Dështimi për ta bërë Kuvendin e ri ka zhytur vendin në një ngërç politik, duke e lënë atë edhe pa qeveri të re, kur kanë kaluar më shumë se tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve.

Një pjesë e opozitës dhe disa analistë theksojnë për A2 CNN se zgjidhja më e mirë për këtë gjendje do të ishte krijimi i një shumice me bazë të gjerë. 

Kurse, sa i përket se kush mund ta drejtojë këtë qeveri me bazë gjerë, LDK-ja vazhdon me qëndrimin e shprehur nga kryetari Lumir Abdixhiku.

Analisti Afrim Hoti thekson se ngërçi është aq i madh nga ndasitë në spektrin politik, sa që tashmë as zgjedhjet e reja nuk do të ishin mjaftueshëm për ta tejkaluar atë.

Deri më tani, deputetët kanë kaluar vetëm dy pika të agjendës së seancës konstituive: raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe atë të betimit të deputetëve. Por, procesi ka ngecur te pika e tretë: zgjedhja e kryeparlamentarit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos