Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Naim Ismajli shprehet se nuk kanë asnjë bashkëpunim apo kontakt me Lëvizjen Vetëvendosje. Këtë përgjigje Ismajli e dha pasi u pyet nga gazetarët nëse LVV po kontakton individualisht deputetët për të siguruar votat për kryeparlamentar .
“Kryetari i partisë ka qenë shumë i qartë sa i përket pozicionit të PDK-së. Ne duhet të kuptojmë se jemi njerëz mund të takohemi personalisht, privatisht kudo qoftë sepse lidhje të ndryshme familjare dhe ato nuk janë të përjashtuara. Mirëpo, kryetari e ka thënë atë dhe qëndron deklarata e kryetarit se ne nuk kemi asnjë marrëveshje dhe asnjë bashkëpunim dhe nuk kemi asnjë kontakt në kuptimin e asaj rreth qeverisë Vetëvendosje. Është shumë e qartë dhe shumë e lexueshme”, tha Ismajli. (A2 Televizion)