Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të aktiviteteve në SHBA, ka biseduar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mark Rutte.
Kjo bëhet e ditur nga vetë presidenca që thekson se ata kanë folur për situatën e sigurisë në Kosovë si dhe rolin e rëndësishëm të misionit të NATO-s në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon.
“Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe për një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët tanë”, ka qenë mesazhi i vetë zonjës Osmani. (A2 Televizion)