Bashkimi Europian konfirmon se raporti i shefit të diplomacisë, Jozef Borrel, për masat ndaj Kosovës është drejt finalizimit.
Zëdhënësi Peter Stano tha se raporti do t’u dorëzohet së shpejti shteteve anëtare.
Më pas vendimi duhet të merret brenda këshillit të BE-së.
“Procedura është parashtruar kryesisht në konkluzionet e punëve të përgjithshme të Këshillit të BE-së në dhjetor. Është shumë e qartë se Këshilli do të diskutojë për heqjen e mundshme të masave të BE-së ose për shtimin e masave, në varësi të zhvillimeve në terren. Vendimi do të merret në bazë të një raporti të përfaqësuesit të lartë për përmbushjen e kërkesave të BE-së drejtuar Kosovës më herët kur u prezantuan masat. Unë vetëm mund të konfirmoj, por nuk mund të diskutoj në publik për proceset e vazhdueshme në Këshill. Unë mund të konfirmoj se raporti është gati të finalizohet dhe përfundimisht t'u dorëzohet shteteve anëtare. Por për afatet dhe sigurisht përmbajtjen, kjo është diçka që nuk do ta komentonim sepse këto janë procedura të brendshme të punës brenda Këshillit”, tha Stano. (A2 Televizion)