Rashiç: Do e votoj Fatmir Limajn për kryeparlamentar nëse propozohet nga LVV

Nga A2 CNN
29 Maj 2025, 11:20 | Politikë

Rashiç: Do e votoj Fatmir Limajn për kryeparlamentar nëse

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç, deklaroi se do e votojë Fatmir Limajn për kryeparlamentar, në rast se do të jetë i propozuari i Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se ai tha se nuk ka informacione që nuk do të jetë sërish ministër për Komunitete dhe Kthim.

Para fillimit të seancës, e cila është përpjekja e 23-të për konstituim të Kuvendit, Rashiç tha se ka gatishmëri të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që ai të jetë pjesë e qeverisë.

"Hera e parë që po dëgjojë... Nuk kemi biseduar me Albin Kurtin, përveç se ka një gatishmëri nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje dhe nga ana e kryeministrit që unë të jem pjesë e qeverisë dhe kjo që e keni thënë është diçka e re për mua, por në politikë është normal që të ketë ndryshime të opsioneve ose planeve, ose ministrave”, deklaroi ai, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos