“Ringjallja” e dialogut. Ndërmjetësuesi Lajçak do të vizitojë nesër Kosovën

Nga A2 CNN
5 Shtator 2024, 14:37 | Politikë

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të premten, pritet të vizitojë Kosovën. Qëllimi i tij është që të përgatisë një takim në nivel kryenegociatorësh në Bruksel. Raportohet se ndryshe nga herët e kaluara, Lajçaku nuk do ta vizitojë Beogradin pas Prishtinës, raporton A2 CNN.

Javën e kaluar, gjatë pjesëmarrjes në forumin për siguri, Globsec, emisari europian u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Pragë. Në vizita e fundit që ka realizuar Lajçak gjatë këtij viti në Kosovë nuk është pritur nga kryeministri Albin Kurti, por vetëm nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi. Në drejtim të tij ka pasur kritika dhe akuza për njëanshmëri në favor të Serbisë, ndërsa mandati aktual i përfundon në janar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos