Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe po zhvillon një vizitë në Kosovë. Sot ai pritet të takohet me Presidenten, Vjosa Osmani.
“Në orën 08:25, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq më pas Presidentja Osmani dhe Sekretari Lammy, do të deklarohen për media”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, së bashku me ministrat e tij, mbrëmë kanë shtruar një darkë pune për Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, i cili sapo kishte mbërritur në Kosovë.
David Lammy, ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, ku është pritur nga Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. (A2 Televizion)