Nga SHBA, kryeministri Albin Kurti i bëri thirrje SHBA dhe BE, të shkëpusin Serbinë nga ndikimi despotik i Putinit, dhe Millosheviçit. Sipas Kurtit, Kosova përballet me një lufte hibride, por Serbia e ka humbur betejën me strukturat paralele ne veri. Jemi të sigurt, thotë Kurti, edhe pse Serbia nuk heq dorë nga sjelljet agresive, shkruan A2.
“Në botë ka pasur shumë perandori të mëdha por edhe të vogla të cila kanë shkaktuar probleme tek fqinjët. Ajo që tani ne shikojmë është një lloj kthimi prapa dhe krijimit të ish perandorive të vogla. Për kontekstin tonë ballkanik Serbia ishte një perandori shumë e vogël. Serbia në pikëpamjen time vuan nga një dramë paradoksale. Ata kanë humbur çfarë nuk e kanë pasur. Nëse ke diçka dhe e humbet është në rregull por nëse humbet diçka që nuk e ke pasur kurrë është një problem i madh. Dhe mendoj se kjo ka ndodhur. Këtu ne kemi nevojën të NATO, SHBA, BE dhe vendeve demokratike të ndihmojë Serbinë dhe të emancipojë atë. Kjo është ajo që duhet të ndodhë, pasi tentativat e fundit po na shkaktojnë shumë shqetësime. Nga ana tjetër jemi shumë të qetë për sa i përket sigurisë në Kosovë. Nuk ka asnjë problematike të brendshme të cilën ne nuk mund ta menaxhojmë. Prandaj Beogradi është më shumë agresiv. Ne kemi luftë hibride për të luftuar Serbia është më e madhe se ne, por brenda Kosovës ajo nuk ka asnjë prioritet. Mes atyre nuk ka asnjë lumturi. Nuk ka as entuziazëm. Vitin tjetër do të kemi zgjedhjet. Kryetarët e bashkive në veri janë të ligjshëm. Me veprime të dhunshme nuk mund ti marrësh ne do i mbrojmë dhe do të bëjmë çmos t’i ruajmë”. (A2 Televizion)