Shansi i fundit i Kurtit, a do të krijohet qeveria në Kosovë?

Nga Erjon Dervishi
26 Tetor 2025, 09:19 | Politikë

Albin Kurti sot ka ditën e fundit sipas mandatit që ka marrë nga Vjosa Osmani për të prezantuar kabinetin e tij qeverisës dhe programin qeverisës në rolin e mandatarit për formimin e qeverisë së re, raporton A2 CNN.

Deputetët do të mblidhen në seancën e jashtëzakonshme plenare me rendin e vetëm të ditës - zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, nga ora 10:00, por për formimin e ekzekutivit të ri nevojiten 61 vota.

Në rast të mos formimit, Albin Kurti do të bëhet mandatari i parë që do të dështojë për krijimin e qeverisë së re, pasi në të gjitha proceset e tjera për formimin e qeverisë mandatarët janë zgjedhur me shumicë votash herën e parë, shkruan A2 CNN.

Presidentja Osmani ka theksuar se nëse nuk kalon Qeveria e re sot, atëherë ajo brenda dhjetë ditëve do t'i ftojë partitë të shohin nëse ndonjëra prej tyre mund të sigurojë 61 votat e nevojshme. Nëse qeveria nuk formohet as pas tentimit të dytë, Osmani sipas Kushtetutës duhet të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme brenda 40 ditëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos