Sot fillon numërimi i votave për kandidatët e kuvendeve komunale

Nga A2 CNN
13 Tetor 2025, 10:10 | Politikë

Sot fillon numërimi i votave për kandidatët e kuvendeve komunale

KQZ do të fillojë sot numërimin e votave për asambleistë të kuvendeve komunale.

Valmir Elezi nga KQZ tha për KosovaPress se numërimi do të fillojë sot në qendrat komunale të numërimit.

"Votat e kandidatëve për anëtarët e kuvendeve komunale numërohen në qendrat komunale të numërimit", tha Elezi.

Kosova dje përmbylli procesin e zgjedhjeve lokale. Nga 2 milionë e 25 mijë e 105 qytetarë me të drejtë vote, 801 mijë e 492 prej tyre votuan duke përfaqësuar 39.58% pjesëmarrjen në votime në zgjedhjet lokale në nivel vendi./KosovaPress. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos