Burime nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste bëjnë të ditur për A2 CNN se, edhe pse fillimisht socialistët depozituan një projektvendim për reformën zgjedhore pa paritet anëtarësh, mazhoranca duket se ka një tërheqje dhe është e hapur edhe të pranojë propozimin e opozitës për ta ndryshuar projektin fillestar dhe për ta kthyer komisionin me anëtarë të barabartë.
“Dy bashkëkryetarët kanë të drejtën e vetos, jemi të gatshëm ta ruajmë këtë traditë, por rëndësi ka që të ngrihet komisioni”, tha kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. “Duhet hartuar sa më shpejt një draft për ligjin për partitë politike dhe financimin e tyre. Është një nga detyrat e shtëpisë që KE na e ka lënë dhe që duhet ta kemi sa më parë”.
Vijon... (A2 Televizion)