Amar Shkëmbi alias Dritan Shkëmbi, pritet të ekstradohet nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, njofton Policia e Shtetit.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë", mbetur në tentativë, "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje" dhe “Vjedhja", kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Shkëmbi akuzohet si pjesëmarrës në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku. (A2 Televizion)