SPAK kundër pretendimeve të Berishës: Aktet janë të ligjshme, gjyqtarja dhe ekspertët pa konflikt interesi

Nga Armand Bajrami
13 Tetor 2025, 11:59 | Kronikë

SPAK kundër pretendimeve të Berishës: Aktet janë të

Në seancën e së hënës të dosjes "Partizani" në Gjykatën e Posaçme, prokurori i SPAK, Arben Kraja, i cilësoi si të pabazuara në ligj e në prova pretendimet e të pandehurit Sali Berisha për pavlefshmëri dhe papërdorshmëri të akteve të dosjes. Sipas Krajës, çdo veprim i SPAK ka qenë në zbatim të ligjit dhe kompetencës së SPAK. "Nuk janë evidentuar elementë të korrupsionit nga zyrtarë të tjerë. Pretendimet për pavlefshmëri të akteve janë të pambështetur në ligj dhe në prova.

Regjistrimi i procedimit penal mund të bëhet në ditën e kallëzimit, ose deri në një afat 15 ditor, por kjo nuk do të thotë se  duhet të presësh të mbarojë afati 15 ditor.

Mbi pretendimet për gjendjen e gjyqtares (Irena Gjoka) në kushtet e pazgjedhshmërisë vlerësojmë se janë të pambështetur në ligj dhe prova. Gjyqtarja është e zgjedhur nga organet përkatëse dhe ushtron detyrën në zbatim të ligjit.

Mbi pretendimet për papërdorshmëri të disa akteve të ekspertimit, ekspertet janë punonjës të institucioneve shtetërore dhe nuk ka asnjë ndalesë ligjore, që të pengojë marrjen e tyre, vetëm për shkak se nuk janë në një listë të caktuar.

Ekspertët nuk kanë asnjë interes në këtë procedim. Nuk ka pasur konflikt interesi mes tyre dhe të pandehurve, apo avokatëve të tyre", u shpreh Kraja.

Gjykata e Posaçme mori dy javë kohë për t'u shprehur mbi pretendimet paraprake të palëve, duke e shtyrë seancën për më 27 tetor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos