Në zgjedhjet e së dielës në Prishtinë, qytetarët kanë hedhur votën edhe për një kandidat, i cili fatkeqësisht kishte humbur jetën disa javë më parë.
E gjitha kjo ka ndodhur në komunën e Gjakovës, ku votuesit kanë gjetur në listën e kandidatëve edhe emrin e të ndjerit Nikollë Perkaj, ish-kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat Shqiptar.
Perkaj kishte ndërruar jetë disa javë më parë, por për shkak të afateve ligjore dhe procedurave zgjedhore, emri i tij kishte mbetur në listën zyrtare të kandidatëve.
Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve , Nikollë Perkaj ka marrë 53 vota në këto zgjedhje.
(A2 Televizion)