“Ta marrim Kosovën me forcë”, profesori në Serbi ngre alarmin për qëllimet e Beogradit

Nga Rosalba Bejdo
29 Prill 2025, 20:01 | Politikë

Ivan Videnoviç, profesor i së drejtës në Universitetin e Beogradit dhe kritikues i njohur i Presidentit serb Aleksandar Vuçiç, ka ngritur alarmin për ndikimin e thelluar të Kishës Ortodokse Serbe në politikën shtetërore dhe për afërsinë e rrezikshme të Serbisë me Rusinë.  

Në një reagim publik, Videnoviç ka kritikuar ashpër takimin e fundit mes patriarkut serb Porfirije dhe Presidentit rus Vladimir Putin, në Kremlin, shkruan A2. Ai e ka cilësuar këtë si shenjë të përfshirjes së drejtpërdrejtë të Kishës Ortodokse Serbe në orientimin gjeopolitik të vendit, në dëm të marrëdhënieve me Bashkimin Evropian.

Videnoviç komentoi gjithashtu disa imazhe të publikuara rishtazi në Serbi, mes të cilave njëra ku shihet harta e Kosovës, e mbuluar me flamurin serb dhe me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”.

Sipas profesorit serb, mesazhi i fotos është: “Ta marrim Kosovën me forcë dhe të përfundojmë genocidin e filluar”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos