Tkurret Vetëvendosje, 2 deputetë braktisin Kurtin, kundër kodit civil dhe nepotizmit

Nga A2 CNN
1 Tetor 2024, 17:04 | Politikë

Tkurret Vetëvendosje, 2 deputetë braktisin Kurtin, kundër kodit

Partia e kryeministrin Albin Kurti humb 2 pjesëtarët e saj, disa muaj para zgjedhjeve të 9 shkurtit. Deputetet Eman Rrahmani dhe Visark Korenica kanë vendosur të largohen nga radhët e partisë për të krijuar listën e re të familjes. Në koalicion me të do të jenë partia e drejtësisë dhe AKR e Behgjet Pacollit.

Tkurret partia më e madhe në vend, ajo e Vetëvendosjes së kryeministrit Albin Kurti. Dy deputetë të saj, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica kanë vendosur të shkëputen nga radhët e partisë për të krijuar Listën e re për Familjen, që do të garojë në zgjedhjet e 9 shkurtit në koalicion me Partinë e drejtësisë së Ferid Aganit dhe AKR e Behgjet Pacollit.

Dy deputetët kanë qenë të zëshëm kundër Kodit Civil që sipas tyre cenon familjen, ndërsa përmendën si arsye për largimin edhe koefiçentin e pagave dhe nepotizmin.

Rramani theksoi më tej se angazhimin si deputet do ta vazhdojë si më para, se do të mbështesë iniciativat e “dobishme” dhe do të kundërshtojnë ato të që janë të “dëmshme” për qytetarët e Kosovës".

Rrahmani tha se pjesë e koalicionit do të jenë edhe personalitete publike.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos