Vetëvendosje hesht, PDK nuk e voton nesër Haxhiun, LDK nuk shkon në konsultime

Nga A2 CNN
22 Prill 2025, 17:20 | Politikë

Vetëvendosje hesht, PDK nuk e voton nesër Haxhiun, LDK nuk shkon

Kuvendi i Kosovës konfirmon vazhdimin e seancës konstituive për të mërkurën në orën 10:00, por partitë politike nuk kanë lëvizur nga qëndrimet e tyre.

Nga Lëvizja Vetëvendosje është heshtje e plotë dhe nuk ka asnjë njoftim nëse kanë arritur marrëveshje politike për të votuar Albulena Haxhiun si kryetare e kuvendit.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve për vazhdimit e nesërm të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, por vetëm bëri një koment të shkurtër.

“Ju jeni dëshmitarë për të gjithë procesin. E dini shumë mirë se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Sveçla. Nga opozita nuk ka lëvizje në qëndrime.

PDK konfirmon se nuk do ta votojnë kandidaten e Vetëvendosje, Albulena Haxhiun, për kryetare të kuvendit dhe kërkojnë zëvendësimin e saj me emër tjetër. Të njëjtin qëndrim shpreh edhe LDK, duke kundërshtuar edhe thirrjet e forcës së parë politike për konsultime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos