Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u ka bërë thirrje shqiptarëve të Kosovës në diasporë që të regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit. Edhe ata kanë afat deri në 31 gusht.
"Regjistrimi është i shpejtë dhe i lehtë, por me ndikim të madh. Të dhënat tuaja do të ndihmojnë në krijimin e politikave që mbështesin mërgatën, përmirësojnë shërbimet, si dhe forcojnë lidhjet kulturore dhe arsimore me atdheun", thuhet në mesazhin e Kurtit.
Shqiptarët e Kosovës jashtë vendit kanë afat të regjistrohen online përmes platformës e-diaspora deri më 31 gusht. (A2 Televizion)