“President nga populli”, Vjosa Osmani i propozon kuvendit ndryshime kushtetuese për zgjedhjen e kreut të shtetit

Nga A2 CNN
5 Mars 2026, 16:38 | Politikë

“President nga populli”, Vjosa Osmani i propozon kuvendit ndryshime

Teksa sot është dita e fundit e për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani i ka propozuar Kuvendit amendamentet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit nga Populli. Në një postim në rrjetet sociale, Osmani bën të ditur se ky vendim erdhi pas dështimeve të njëpasnjëshme në zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

“Zgjedhje të drejtpërdrejta për President!

Duke parë dështimet e njëpasnjëshme në zgjedhjen e Presidentes/it, sapo kam proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentes/it, të cilat ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011.

I ftoj të gjitha partitë politike që të votojnë këto amendamente kushtetuese.

Tash e tutje, le të flasë populli!”, shkruan Osmani.

Kosova ka hyrë sot në ditën kyçe për zgjedhjen e presidentit të ri, ku deri tani nuk ka një marrëveshje politike për emrin që do të marrë postin e kreut të shtetit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se do të bëjë përpjekje edhe pasdite për ta finalizuar procesin  por ende nuk dihet nëse do të ketë seancë apo në cilën orë mund të mbahet ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos