"Presidentja" bën lëmsh Kurtin dhe Abdixhikun, analiza e politologut: Rezultati ka ulur pazaret e të gjitha partive

Nga A2 CNN
8 Qershor 2026, 08:37 | Kosova

Politologu Adnan Beqiri duke komentuar në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN zgjedhjet në Kosovë thekson se rezultati ua ka ulur pazarin të gjitha partive politike.

Beqiri beson që fakti që Vetëvendosja nuk arrin 50 për qind, dhe po ashtu partitë e tjera kanë rezultate të dobëta, mund t’i bëjë ata të reflektojnë lidhur me arrogancën e papërgjegjshmërinë për të marrë institucionet.

Rezultati në fjalë ua ka ulur pazaret të gjitha partive politike. Nëse arrijmë në pikën ku ‘Vetëvendosja’ nuk i ka as 50 për qind, mund të ketë diku te 48 për qind, atëherë kjo do i bëjë ata të reflektojë, që çdo arrogancë, çdo papërgjegjshmëri, çdo ide që unë e kam të drejtën të marrë kaq institucione, do të çojë eventualisht në zgjedhje të tjera. Zgjedhjet e tjera do të bënin rritje të bojkotit dhe kjo s’do të ishte në favor të asnjërës parti, prandaj besoj fort që edhe çështja e Presidentit, do të jetë më lehtë e diskutueshme, tani që rezultati është më i dobët për secilën parti. LDK në sy të parë duket se ka të vetmin rezultat pozitiv, por prapëseprapë vota reale është dobësuar. Është 121 mijë. Nëse Vjosa Osmani ka sjellë 15-20 mijë, atëherë vota reale e LDK-së ka pësuar rënie. Me sa duket edhe vetë elektorati s’e ka përkrahur idenë e ftesës që iu bë Osmani për të udhëhequr listën”, tha Beqiri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos