Djali i heroit të Kosovës gjobitet nga policia pse vendosi stemën e UÇK-së në targa

Nga A2 CNN
28 Maj 2026, 19:05 | Kosova

Djali i heroit të Kosovës gjobitet nga policia pse vendosi stemën

Djali i Heroit të Kosovës, Nijazi Azemi, ka reaguar publikisht në rrjetet sociale, duke u shprehur se është ndaluar dhe gjobitur nga policia për shkak të vendosjes së simbolit të UÇK-së në targat e automjetit.

Sipas reagimit të tij, ai dhe Fisnik Bislimi, djali i Heroit Rexhep Bislimi, janë ndaluar nga autoritetet dhe janë gjobitur për simbolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai pretendon se gjatë procedurës kanë kërkuar që në procesverbal të shkruhej arsyeja e saktë e ndalimit  “për simbolin e UÇK-së”  por sipas tij, policia nuk e ka përfshirë këtë në dokumentacion.

Më e turpshmja? Kërkuam që në gjobë të shkruhej e vërteta: ‘u ndaluan për simbolin UÇK’. Por nuk patën guxim ta shkruajnë”, thuhet në reagim.

Ai shton se simboli i UÇK-së ka kaluar pa problem në vende të ndryshme të Evropës, përfshirë Malin e Zi dhe Greqinë, duke argumentuar se ai nuk mbulon asnjë simbol shtetëror apo zyrtar.

“Vetëm në Kosovë, shtetin e dalë nga gjaku i baballarëve tanë, trajtohet si faj”, shprehet ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos