Dyshohen për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 5 personave

Nga A2 CNN
1 Qershor 2026, 17:59 | Kosova

Dyshohen për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale ngre

Prokuroria Speciale në Kosovë ka ngritur aktakuzë ndaj 5 personave, të cilët dyshohen për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” gjatë luftës në Kosovë.

Organi i akuzës thotë se të pandehurit me inicialet P.N., Z.D., I.I., S.M. dhe J.D., akuzohen se, në cilësinë e pjesëtarëve të Policisë serbe në Stacionin Policor në Fushë-Kosovë, kanë kryer krime lufte më 6 maj 1999.

Në aktakuzë bëhet me dije se të pandehurit kanë ndaluar dhe marrë me forcë pesë civilë, të cilët më pas janë transportuar nga stacioni i trenit në një lokacion të njohur si “Megja”, ku dyshohet se janë ekzekutuar me armë zjarri.

PSRK-ja i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë mbajtjen e gjykimit në mungesë, pasi të pandehurit janë të paarritshëm për organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos