“Qëllimi i Gjykatës Speciale është që Thaçi të dalë nga politika”

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2023, 22:09 | Kosova

“Qëllimi i Gjykatës Speciale është që

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Artan Behrami, deklaroi në "Debat" nga Alba Alishani, në A2 CNN, se arrestimi i ish-Presidentit të Kosovës ka qenë politik.

“Hashim Thaçi ka qenë në Uashington për të nënshkruar një marrëveshje kur është ndalur rrugës. Qëllimi ka qenë që zoti Thaçi të shkëputet nga jeta politike. Trendafilova që sot ishte në Prishtinë, ka thënë që mos të llogaritet më Hashim Thaçi, pasi “ai do të dënohet”. Kjo gjykatë është ndërtuar për akuzat e trafikimit të organeve dhe ka përfunduar duke pasur rrjedhje informacioni dhe ndikime të dëshmitarëve”, tha Behrami.

Ai shtoi se Gjykata Speciale ka krijuar një makinë lojrash fati ku “probabiliteti për të fituar prokuroria është 90% dhe probabiliteti për të fituar mbrojtja është 10%”.

“Si është e mundur që avokatët më të mirë në botë nuk kanë fituar aty asnjë betejë në 3 vitet e fundit. Nuk ka logjikë që më të mirët në botë të humbasin çdo betejë në këtë gjykatë”, shtoi Artan Behrami.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos