Shefi i CIA-s takim me Presidenten Osmani, çfarë thonë ekspertët?

Nga Tomorr Avdia
22 Gusht 2024, 22:51 | Kosova

Problemet dhe sfidat në Ballkanin Perëndimor kanë detyruar Drejtorin e inteligjencës Amerikanë të zhvillojë takime në fshehtësi të plotë në Bosnje-Hercëgovinë, Serbi dhe Kosovë. Pasi zbriti në aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’, William Burns u drejtuar në Presidencë ku zhvilloi një takim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Në takim ishte i pranishëm edhe drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.

Për ekspertët e sigurisë rajoni i Ballkanit është i rrezikuar nga kërcënime apo destabilitet në rast të një konflikti më të gjerë.

Vizita e shefit të CIA-s në Kosovë vjen pasi zyrtari i lartë i inteligjencës amerikane ishte në Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi. Paraprakisht, Ambasada amerikane në Prishtinë nuk konfirmoi vizitën e Burnsit në Kosovë. Mediat në Kosovës nuk kanë arritur të marrin të dhëna nga Presidenca e Kosovës, e as nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Në Bosnje e Hercegovinë më 20 gusht, Burns u takua me homologët e tij nga sektori i inteligjencës, me anëtarët e Presidencës së këtij shteti dhe me ministrin e Jashtëm të Bosnjës.

Arsyeja e vizitës së shefit të CIA-s në Sarajevë, ndër të tjera ishte edhe për shkak të retorikës dhe veprimeve shqetësuese separatiste të presidentit prorus të entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik dhe Qeverisë së këtij entiteti. Ndërkaq, më 21 gusht shkoi në Beograd, por kjo vizitë nuk u konfirmua dhe as u mohua nga zyrtarët në Serbi dhe Shtetet e Bashkuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos