Shefi i CIA-s, takim kokë me kokë me Presidenten Osmani

Nga Tomorr Avdia
22 Gusht 2024, 16:31 | Kosova

Shefi i CIA-s, takim kokë me kokë me Presidenten Osmani

Shefi i CIA-s, William Burns, takim kokë me kokë me Presidenten Osmani. Burns pritet të takohet nga Presidenten Vjosa Osmani, ndonëse nuk ka ndonjë paralajmërim për takime të tjera.

Ai është përcjellë për në objektin e Presidencës nga Policia e Kosovës. Rruga paraprakisht është bllokuar për qarkullim.

Ndryshe nga vizita që raportohet se pati në Beograd, e cila s’është konfirmuar ende, nga ajo në Kosovë menjëherë janë publikuar pamje.

Arritja e tij u raportua pasi në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” u pa një avion i ushtrisë amerikane. Vizita e tij në Kosovë vjen pas asaj që raportohet se pati në Beograd dje dhe Bosnjë të mërkurën.

Për vizitën në Serbi, nuk ka dalë ende asnjë detaj. Madje nuk është konfirmuar ende, e nuk ka dalë as edhe një fotografi.

Ndërkohë, në Bosnje e Hercegovinë më 20 gusht, Burns u takua me homologët e tij nga sektori i inteligjencës, me anëtarët e Presidencës së këtij shteti dhe me ministrin e Jashtëm të Bosnjës.

Një zyrtar i Qeverisë amerikane, ka deklaruar për REL se arsyeja e vizitës së shefit të CIA-s në Sarajevë, ndër të tjera ishte edhe për shkak të retorikës dhe veprimeve shqetësuese separatiste të presidentit prorus të entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik dhe Qeverisë së këtij entiteti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos