“Nuk ka prova për krime lufte të ish-krerëve të UÇK”, analiza e ekspertit: Procesi u orkestrua nga Beogradi

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2026, 09:08 | Kosova

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Marlind Laçi duke folur në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN theksoi se nuk ka prova për krime lufte për ish-krerët e UÇK, ndaj të cilëve ka një pretencë nga Prokuroria Speciale. Megjithatë Laçi shton se Gjykata Speciale që fatkeqësisht u votua në Kosovë, tanimë nuk mund të zhbëhet, pasi për ta arritur diçka të tillë do të duheshin 2/3 e votave të pakicave serbe, përpos 80 votave nga partitë shqiptare.
 
Pavarësia e Kosovës s’mund të zhbëhet, por i gjithë ky proces hibrid i orkestruar nga Beogradi dhe nga disa vende anti-shqiptare në BE, patjetër që do ngelet një njollë historike sepse në fund të ditës, në histori do shkruhet që këta njerëz u dënuan për krime lufte, s’do hyjnë në histori si njerëz që kanë luftuar për lirinë e kombit të tyre dhe nuk kanë kryer krime lufte, të paktën të paprovuara, nuk ka prova në këtë aspekt që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kanë kryer krime lufte. Kjo është e papranueshme për sa kohë që s’ka prova dhe sigurisht ka elementë që Serbia di t’i bëjë mirë, miqtë e tyre europianë, që e kanë iniciuar këtë Gjykatë Speciale që ne shqiptarët fatkeqësisht e votuam. Kjo Gjykatë Speciale nuk mund të zhbëhet, sepse jo vetëm duhen 80 votat e shqiptarëve në Parlament, por duhen edhe 2/3 e pakicave serbe”, tha ai.
  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos