“Pendesë për krijimin e Gjykatës Speciale?" Politikani nga Kosova: Ja si do të veproja sot  

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2026, 09:30 | Kosova
 

Politikani Izmi Zeka tha përmes një lidhje me skype për emisionin “Dita Jonë” në A2CNN tha se nëse do t’i duhej të votonte sërish për krijimin e Gjykatës Speciale ndoshta do të kishte ndryshuar qasje. Zeka tha se qëllimi i atyre që votuan për krijimin e Gjykatës Speciale ka qenë drejtësia që bazohet në fakte dhe jo akuzat hipotetike, me dosje të Beogradit.
 
Është një absurd i llojit të vet që po ndodh në gjykatë të themeluar prej institucioneve të Kosovës. Absurdi është se pse krerë e UCK janë edhe themeluesit e shtetit, dhe Prokuroria me dosje të Beogradit po mundohet të krijojë...Ose më saktë ka arritur të proklamojë në opinion disa aktakuza që s’i bëjnë nder as drejtësisë ndërkombëtare. Janë momente ndjeshmërie e madhe, jo vetëm për mua, por për krejt popullin e Kosovës. Nëse ndodh një padrejtësi historike shqiptarët në Ballkan s’do jenë siç janë deri më tani”, tha Zeka.
 
Neve, edhe kur është themeluar kjo gjykatë kemi llogaritur, pasi ishte kërkesë e Këshillit të Europës, që ta formojmë, por duke aluduar gjithmonë që do të ketë drejtësi. Qëllimi ynë ka qenë fisnik, institucional, shtetëror. Me kalimin e viteve, edhe sot, ndoshta do kisha ndryshuar qasje, për shkak se ne kemi llogaritur se do kemi gjykate që bazohet në fakte dhe drejtësi ndërkombëtare, jo në gjëra hipotetike. Është irrituese. Nëse ndodh e kundërta, do jetë bumerangu më i madh ndërkombëtar, që u ndodh edhe shteteve financuese”, shtoi politikani.
  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos