“200 mijë protestues”, gazetari tregon detaje nga protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2026, 08:27 | Kosova

Afro 200 mijë protestues pritet t’i bashkohen sot protestës së thirrur në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, raporton në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN gazetari Ideal Gola. Kujtojmë që protesta e sotme mbahet në një ditë kur Kosova feston 18-vjetorin e Pavarësisë si shtet.

Sot përpos festës, në Kosovë edhe do protestohet. Është në ora 14:00 këtu në sheshin ‘Skënderbeu’, për të kërkuar drejtësi për drejtuesit e UÇK të cilët po gjykohen në Dhomat e Specializuara në Hagë. Organizimet janë bërë. Është ngritur edhe podiumi ku do të ketë edhe fjalime. Pritet të ketë një pjesëmarrje masive deri në 200 mijë persona. Janë organizuar autobusët nga të gjitha komunat e Kosovës, me oraret për nisjen në Prishtinë dhe kthimin e tyre. Janë bërë të gjitha përgatitjet edhe në aspektin e sigurisë që gjithçka të shkojë mbarë, në një protestë të konsideruar paqësore, dhe që organizatorët kanë ftuar për pjesëmarrje edhe familjarisht, meqë konsiderojnë si një zë qytetar që duhet t’i përcillet një institucioni si Gjykata Speciale”, raporton gazetari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos