Shërbim i detyrueshëm ushtarak, apo mbrojtje gjithëpërfshirëse si në vendet baltike? Kurti: Ja modeli që do të ndjekë Kosova

Nga A2 CNN
28 Maj 2026, 13:41 | Kosova

Shërbim i detyrueshëm ushtarak, apo mbrojtje

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha sot se do të fokusohet në modelin e mbrojtjes gjithëpërfshirëse, në vend të shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Kurti e konsideroi këtë model si më të përshtatshëm për rrethanat aktuale të sigurisë.

 “Është temë e gjatë, por mos harroni çfarë kemi bërë dhe kjo nuk do të thotë që s’do ta bëjmë një ditë shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Por për momentin kemi vlerësuar se më mirë është të kemi mbrojtje gjithëpërfshirëse apo mbrojtje totale”, ka thënë Kurti në një konferencë për shtyp të enjten.

Kryeministri në detyrë e krahasoi modelin me atë në vende baltike si Estoni, Letoni, Lituani, apo në shtete si Finlanda. Në këto vende qytetarët nuk trajnohen vetëm në mënyrë masive ushtarake, por përgatiten për role dhe detyra konkrete në raste emergjencash. Po ashtu ky sistem përfshin përgatitjen e qytetarëve për fatkeqësi natyrore dhe situata lufte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos