“Janë shtuar fëmijët që nuk flasin, vijnë në Kishën e Shna Ndout”, nisin 13 të martat për besimtarët katolikë

Nga A2 CNN
17 Mars 2026, 08:34 | Sociale

Pelegrinazhi i 13 të martave ka nisur drejt kishës së Shna Ndout në Laç, ku besimtarë nga të gjitha anët e vendit luten për ditë më të mira. Rektor i Shenjtërores së Shna Ndout Pader Landi Jaku në një intervistë për “A2CNN” tregoi se kohët e fundit janë shtuar fëmijët që nuk flasin, prandaj ai u bëri thirrje prindërve që t’i shkëpusin fëmijët nga teknologjia dhe të komunikojnë më shumë me ta.

Këto të marta i kushtohen Shën Andout të Padovës, janë ditë të shtegtimit, lutjes, përkushtimit, sakrificës për besimtarët, dhe përgatitemi për festën e madhe të Shën Andout të Padovës më 13 qershor", tha ai. 

"Ata që vijnë këtu kanë edhe probleme me të sëmurët sidomos, njerëzit e vet. Një fenomen që po shtohet vazhdimisht janë divorcet, ndarjet mes çifteve. Një numër jashtëzakonisht i lartë i atyre që kanë fëmijë që nuk flasin. Kjo duket shumë e çuditshme. S’më ka bërë vaki një numër kaq i madh i fëmijëve që nuk flasin. Gjithmonë u them këtyre prindërve që mos t’ua lënë celularët në dorë fëmijëve, sepse nëse e ka botën e komunikimit në tabletë, ç’nevojë ka të flasë me të atin apo me të ëmën?! Duhet sa më shumë komunikim direkt, jo t’i lësh celularët fëmijëve”, u shpreh Pader Landi Jaku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos