“Mbi 42 vende të vizituara”, influencerja tregon aventurat në çdo cep të botës

Nga A2 CNN
16 Mars 2026, 10:41 | Sociale


Prej më shumë se shtatë vitesh larg Shqipërisë, influencerja Geralda Koçiaj tregoi në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN se udhëtimet nëpër botë e kanë bërë të reflektojë më shumë për vendin e saj dhe dëshirën për t’u kthyer.

“Prej 7 vitesh, 7 vitesh e gjysmë s’jam më në Shqipëri. Sa më shumë vende shikon, aq më shumë do të vish aty ku i përket vendit, sepse në vende të ndryshme do jesh gjithmonë e huaj”, u shpreh ajo.

Koçiaj tregoi se deri tani ka vizituar mbi 40 shtete dhe se lista e destinacioneve të saj vijon të rritet. “Ka kaluar numri 40 i vendeve që kam udhëtuar, mendoj që ka arritur 42-43 dhe është akoma në rritje”, tha ajo, duke shtuar se në muajt e ardhshëm planifikon të eksplorojë më shumë vende në Azi.

Një nga destinacionet që e ka tërhequr më shumë është Bali, ku ka udhëtuar disa herë dhe planifikon të rikthehet sërish në prill. Sipas saj, ishulli është i veçantë për energjinë dhe kulturën e njerëzve.

“Është thjesht energjia pozitive e njerëzve. Ke një paqe mendore shumë të madhe që s’e gjen në asnjë vend tjetër”, u shpreh Koçiaj, duke treguar se zakonisht në Bali udhëton e vetme.

Influencerja zbuloi gjithashtu se po mendon të kthehet në Shqipëri dhe të hapë një biznes të sajin në Tiranë, ndërsa nuk përjashton mundësinë që në të ardhmen të ketë një projekt edhe në Bali. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos