Në kuadër të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Durrës u zhvillua aktiviteti “Meshë Sociale”, një nismë që solli në vëmendje rolin dhe sfidat e grave në shoqëri.
Përmes fjalimeve, materialeve letrare dhe interpretimeve artistike, pjesëmarrësit diskutuan mbi padrejtësitë shoqërore dhe theksuan rolin e pazëvendësueshëm të gruas në familje dhe në jetën publike.
Sipas organizatorëve, aktiviteti synon të sjellë në hapësirën publike një ligjërim moral që vjen nga kisha, duke përcjellë mesazhe të forta mbi dinjitetin dhe vlerën e gruas në shoqëri.
Në aktivitet u përfshinë edhe interpretime letrare dhe poetike.
“Meshë Sociale” u realizua me mbështetjen e Zëvendës Rektorit për Kërkimin Shkencor, Azeta Tartaraj, dhe mblodhi gjimnazistë nga Durrësi, Kruja, Fushë-Kruja dhe Kavaja, studentë të universitetit si dhe përfaqësues të shoqërisë civile, duke krijuar një hapësirë ndërbrezore reflektimi dhe angazhimi.
Në fund të aktivitetit, organizatorët theksuan rëndësinë e diskutimeve të tilla për të nxitur ndërgjegjësimin dhe për të forcuar rolin e gruas në shoqëri. (A2 Televizion)
Dita ndërkombëtare e gruas, Kisha në Durrës me mesazhe ndërgjegjësimi