U rrëmbye nga i ati kur ishte 8 vjeç, Eva Dumani riatdhesohet pas 12 vitesh në Shqipëri nga kampi në Siri

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2026, 20:10 | Sociale

U rrëmbye nga i ati kur ishte 8 vjeç, Eva Dumani riatdhesohet pas

Është riatdhesuar sot në Tiranë pas afro 12 vitesh në kampin famkeq "Al Hawl" në Siri, Eva Dumani.

Kjo e fundit ishte vetëm 8 vjeçe, kur babai e rrëmbeu dhe shkoi bashkë me të drejt Sirisë për t’ju bashkuar xhihadistëve në Shtetin Islamik.

Eva ishte vajza shqiptare e vetme e mbetur në kampin e ferrit, histori që janë ndjekur në vazhdimësi nga A2CNN.

Fillimisht Eva u nxorr nga Siria në Turqi nga xhaxhai i saj, ndërsa sot MEPJ bën me dije se është realizuar me sukses operacioni për rikthimin e saj në Tiranë.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme bën me dije se:

Operacioni i shtrirë në kohë u mundësua me mbështetjen e partnerëve tanë, në veçanti me kontributin e autoriteteve turke të cilat i falenderojmë për bashkëpunimin në këtë rast sensitiv. MEPJ rikonfirmon gatishmërinë dhe vullnetin për t'ju përgjigjur në çdo rast, nevojave apo situatave që ndikojnë shtetasit shqiptarë kudo që ata ndodhen përtej kufijve”.

Për operacionin pati një koordinim dhe bashkëveprim midis disa institucioneve të shtetit shqiptar, përfshirë MEPJ. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos