Statusi i ri UP, opozita kundër qeverisë: Do ta çojmë në Kushtetuese

Nga Tomorr Avdia
12 Korrik 2024, 20:05 | Kosova

Ka shkelje të rënda proceduriale. Është kjo akuza e bërë nga Shemsedin Dreshaj nga Komisioni i Arsimit në Kuvendin e Kosovës, lidhur me statusin e ri të universitetit të Prishtinës, i miratuar të enjten në Kuvend.

Sipas deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Dreshaj ky status "bie ndesh me arsimin e lartë.

Grupi parlamentar i AAK ka vendosur që ta dërgojë vendimin në Gjykatën Kushtetues gjatë ditëve në vazhdim. Sipas shoqërisë civile dhe opozitës, statuti duhej  të ishte skanuar nga Komisioni Statutar, diçka që nuk është bërë.

Mbi 50 rekomandime janë bërë që të përfshihen në draftin final, por shumica e tyre nuk janë marrë parasysh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos