Presidentja e Kosovës është takuar ditën e sotme me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken. Takimi u bë në Departamentin e Shtetit, në kuadër të Samitit të NATO-s që ka nisur në Uashington.
VJOSA OSMANI NË FACEBOOK
"Faleminderit Sekretarit Blinken për pritjen dhe diskutimin e sotëm në Departamentin e Shtetit në ëashington D.C., në kuadër të Samitit të NATO-s.
Aleanca me SHBA-të nuk është vetëm një dëshmi e vlerave dhe parimeve tona të përbashkëta demokratike, por edhe një gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global." (A2 Televizion)