Paralajmërimet për sulme, kritika për Kurtin e Konjufcën, drejtori i AKI raporton mbi situatën

Nga Ideal Gola
10 Korrik 2024, 20:03 | Kosova

Liderët shtetërorë janë kritikuar për deklaratat e përsëritura për përgatitje të sulmeve nga ana e Serbisë. Retorika e luftës, siç është quajtur, vlerësohet se po shqetëson qytetarët ndërsa po mbivendoset edhe ndaj disa temave të tjera të rëndësishme për vendin.

Pikërisht për të kuptuar si është situata, javën e ardhshme drejtori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Petrit Ajeti, do të raportojë në një mbledhje me dyer të mbyllura para deputetëve të Komisionit mbikëqyrës parlamentar për AKI-në.

“Të mërkurën e ardhshme do ta ftojmë drejtorin e përgjithshëm të AKI-së, i cili do të na njoftojë për gjendjen e sigurisë në vend, duke pasur parasysh që kemi dëgjuar deklarata të shumta të krerëve të shtetit për ndjeshmërinë e sigurisë në vend dhe rreziqet e mundshme që mund t’i kanosen vendit në ditët në vijim,” shprehet Ganimete Musliu, deputete e PDK-së.

Deklaratat publike për kërcënime nga Serbia shihen me dyshim nga partitw opozitare, qw flasin pwr tendenca populiste.

“A është thirrje për mobilizim të qytetarëve apo është thirrje për mobilizim votash? Për shkak se na i kemi parë kjo qeveri karakterizohet nga mungesa e transparencës tepër të madhe dhe si u bë që paprimtas këta filluan të flasin me publikun për sulme, për informata tepër të ndjeshme. Ky diskurs thuhet se po i organizon edhe prioritetet e qeverisë në bazë të rrezikut, ndërsa nga jashtë e portretizon Kosovën si vend me konflikt potencial,” deklaron Teutë Rrusta nënkryetare e Partisë Socialdemokrate.

Gjatë së martës, kryeparlamentari Konjufca tha se nëse Serbia nuk ndëshkohet atëherë do të përsërisë një sulm të ngjashëm si ai i Banjskës por në përmasa më të mëdha.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos