Pjesëmarrja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, në forumin e paqes në kryeqytetin francez, me ftesë të presidentit Emanuel Macron, u pa si mundësi që dy liderët të uleshin në një tryezë.
Euroactive citon kryeministrin Kurti të thotë se përpos punës dhe darkës gjatë forumit prestigjioz mund të zhvillohet gjithashtu një takim trepalësh me presidentin e Serbisë.
E megjithatë Vuçiç duket se i zbehu shpresat për një takim të mundshëm, duke thënë se nuk beson që diçka e tillë do të ndodhë.
Megjithatë, çështja e Kosovës, sipas tij, do të jetë në fokus të një takimi që do të zhvillojë me Macron, mbrëmjen e së premtes.
Vuçiç theksoi se nuk beson që asociacioni i komunave me shumicë serbe do të krijohet për sa kohë Kurti do të jetë në pushtet. (A2 Televizion)