Thaçi vijon betejën tjetër në Hagë, Prokuroria e akuzon: Frikësoi dëshmitarët, të dënohet

Nga Xhevahir Qardaku
27 Shkurt 2026, 17:51 | Kosova

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vijon të përballet në Gjykatën Speciale. Sot u dhanë deklaratat hyrëse në gjykimin ndaj Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, për rastin e pengimit të drejtësisë.

Të gjithë janë vetëdeklaruara të pafajshëm. Aktakuza pretendon se për disa muaj gjatë vitit 2023 ata kanë ndikuar në çështjen gjyqësore ndaj Thaçit, dhe tre ish krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Prokuroria në fjalën e saj, pretendoi se kanë prova konkrete që mbështesin pretendimet e tyre se Thaçi ka urdhëruar persona që të frikësojnë apo shënjestrojnë dëshmitarë specifikë, për të ndikuar kështu në gjyqin e Hagës.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos