Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, Albin Kurti flet për kandidatë partiak

Nga Ideal Gola
28 Shkurt 2026, 19:29 | Kosova

Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për

Kryeministri Albin Kurti la të nënkuptuar se Lëvizja Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, raporton A2CNN.

Pas takimit me kryetarin e PDK, Bedri Hamza, Kurti tha se meqë nuk është arritur pajtimi për një kandidat konsensual atëherë do të ketë kandidatë partiak.

Ai tha se mirëpret faktin që PDK dëshiron të ketë një kandidat të sajin duke shpresuar në garë. Ai u ofrua të ndihmojë PDK-në me 8 firma, të nevojshme për të zyrtarizuar kandidaturën e tyre, meqë PDK numëron vetëm 22 deputetë.

Kurti tha se nuk ka ndonjë emër të veçantë, por për nesër paralajmëroi mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos