All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Vuçiç thotë se Kosova e pengon për në BE, Von der Leyen kërkon njohjen e Kosovës gjatë vizitës në Serbi

Nga Xhevahir Qardaku
31 Tetor 2023, 17:00 | Kosova
All - Paragraf - 1

Fjalën e dhënë në Prishtinë, e mbajti në Beograd. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, i kërkoi liderit serb, Aleksandër Vuçiç, që Serbia të bëjë njohjen defakto të Kosovës.

Kjo ishte një ndër temat kryesore të diskutuara në Pallatin Presidencial në Beograd, ndërsa zyrtarja e lartë nga Brukseli bëri thirrje për zbatimin e plotë të marrëveshjes për normalizim me Kosovën.

All - Paragraf - 3

Von der Leyen konfirmoi se pa përmbushur këto detyra të rëndësishme, nuk do të ketë as fonde dhe as përparim në rrugën drejt BE-së, as për Kosovën dhe as për Serbinë.

Bëhet fjalë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila parashikon hapa të ndryshëm që përfshijnë njohjen e dokumenteve dhe institucioneve të Kosovës nga Serbia, dhe që shkon së bashku me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe që duhet të zbatohet nga Kosova.

Vuçiç konfirmoi se Kosova dhe sanksionimi i Rusisë po pengojnë rrugën e Serbisë për në Bashkimin Europian.

All - Paragraf - 6

Ai u shfaq kontradiktor, pasi konfirmoi se do të zbatojë gjithçka që ka pranuar në kuadër të dialogut, por refuzoi të bënte njohjen e Kosovës.

Për ne njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është e mundur dhe këtë e kam thënë pafundësisht. Këtë e kam thënë pafundësisht dhe nuk është e vështirë për mua dhe nuk më vjen turp, jam krenar që e them para presidentes së KE-së. Për Serbinë është e qartë se nuk mund të bëjë diçka që bie në kundërshtim me kushtetutën. Ne i dimë se cilat janë obligimet tona nga dialogu dhe jemi të gatshëm t'i përmbushim.

Presidentja e Komisionit Europian kërkoi nga Vuçiç që ta pranojë propozimin europian për draft-statutin e asociacionit. Presidenti serb nënvizoi se propozimi është bazë e mirë për bisedime, teksa lëshoi akuzat e zakonshme se Kosova nuk do ta formojë atë.

All - Paragraf - 9

Von der Leyen dënoi ashpër edhe në Beograd, sulmin e dhunshëm të ndodhur në Banjskë të Kosovës dhe kërkoi që autorët të dalin para drejtësisë.

Presidentja e Komisionit Europian vizitoi Serbinë, si pjesë e turit të saj në Ballkanin Perëndimor, ku prezantoi planin e rritjes ekonomike. Porositë e tjera për Beogradin ishin që të bëjë më shumë për lirinë e mediave dhe pavarësinë e gjyqësorit. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos