Kuvendi i Kosovës i dha dritën jeshile shumicës së marrëveshje ndërkombëtare, të cilat kishin mbetur pezull prej disa kohësh për shkak të votave të mjaftueshme.
Sipas ligjit në Kosovë, marrëveshjet ndërkombëtare mund të ratifikohen vetëm me votat e dy të tretave të deputetëve.
Mes ujdive të miratuara është e ajo ushtarake me Turqinë, që parashikon ndër të tjera bashkëpunim, në operacione paqeruajtëse, humanitare dhe kundër terrorizmit.
Dy prej marrëveshjeve ndërkombëtare nuk morën mbështetjen e nevojshme të deputetëve gjatë seancave plenare të 16 majit: Traktati ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan, si dhe Marrëveshja e kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike mes Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar.
PDK bëri të ditur më 15 maj se do të votojë marrëveshjet ndërkombëtare, vetëm një ditë pasi kreu i kësaj partie, Memli Krasniqi zhvilloi një takim me kryeministrin Albin Kurti. (A2 Televizion)