
Autoritetet po hetojnë rrethanat e vdekjes së një shtetaseje britanike, trupi i së cilës u gjet brenda një valixheje në qendër të Athinës javën e kaluar.
Ngjarja ka tronditur opinionin publik. Viktima është identifikuar si 38-vjeçarja Elisabeth Ross, e cila ishte shpallur e zhdukur që prej 15 korrikut.
Identifikimi u bë përmes bazës së të dhënave të gjurmëve të gishtërinjve të Interpolit. Trupi i Ross u zbulua më 18 korrik në një ndërtesë të braktisur në lagjen Kypseli.
Një element që ka ngjallur dyshime është fakti se telefoni celular i 38-vjeçares vazhdoi të dërgonte mesazhe për disa ditë pas vdekjes së saj.
Elisabeth Ross kishte udhëtuar nga Edinburgu drejt Greqisë në fund të muajit qershor. Autoritetet greke kanë nisur bashkëpunimin me policinë britanike dhe kanë kontaktuar familjarët e viktimës. (A2 Televizion)