Raketa e lëshuar në Poloni, Erdogan: Rusia nuk ka përgjegjësi për ngjarjen

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2022, 11:42 | Bota
Raketa e lëshuar në Poloni, Erdogan: Rusia nuk ka

Presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, mendon se raketa e hedhur në Poloni nuk ka lidhje me Rusinë.

Numri një i Ankarasë tha se e respekton deklaratën e Moskës se nuk është përgjegjëse për ngjarjen, ndërsa theksoi nevojën për hetime të detajuara. 

“Unë i respektoj deklaratat e bëra nga Rusia. Është e rëndësishme për ne që Moska thotë se nuk ka të bëjë me incidentin në Poloni. Në takimin që zhvilluam me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, edhe ai tha se ngjarja duhet hetuar në detaje dhe se nuk është korrekte të bëhen vlerësime të nxituara kundër Rusisë. Fakti që Rusia thotë se nuk është përgjegjëse dhe që Biden ka deklaruar se raketa nuk është prodhuar në këtë vend, me shumë gjasë tregon se Moska nuk është pjesë. Mund të jetë një gabim teknik ose diçka tjetër. Megjithatë, nevojitet një hetim i detajuar”, tha Erdogan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos