Raketa në Poloni, Rusia mohon përfshirjen

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2022, 11:12 | Bota

Skenari të cilit i ishte frikësuar bota që prej 24 shkurtit të vitit 2021, kur Rusia nisi një luftë të plotë kundër Ukrainës fqinje, u duk se u materializua mbrëmjen e 15 nëntorit. Një raketë goditi një fshatin kufitar të Pzevodov në Poloninë anëtare të NATO-s, duke bërë që të bien kambanat e alarmit për një konflikt me të gjerë, përtej kufijve ukrainas…

Por presidenti amerikan Joe Biden tha se ka pak gjasë që raketa e cila vrau dy persona të jetë lëshuar nga Moska. “Nuk dua të shprehem deri sa të përfundojnë hetimet. Por duke konsderuar trajektoren, ka pak gjasë që ajo të jetë lëshuar nga Rusia. Por do të shohim”, tha Biden.

Zyrtarë amerikanë të cituar nga Associated Press, thanë në kushte anonimati se të dhënat paraprake sugjeronin se raketa e sistemit S-300 ishte lëshuar nga forcat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, teksa përpiqeshin të rrëzonin raketat ruse. Sipas Kievit rreth 90 raketa u hodhën kundër infrastrukturës civile, e pavarësisht se shumica e tyre u rrëzuan nga trupat ukrainase, disa goditën Lvivin kufitar me Poloninë.

Rusia ka refuzua kategorikisht përgjegjësinë për ngjarjen në Poloni dhe e ka cilësuar provokim të qëllimshëm për të përshkallëzuar situatën. Ndryshe shprehet presidenti Volodymyr Zelensky. “Rusia lëshoi raketa në territorin e NATO-s. Ku është një sulm rus ndaj sigurisë kolektive. Është një përshkallëzim i rëndësishëm i konfliktit. Nevojitet veprim!”, tha ai.

Ushtria polake vendosi në gjendje gatishmërie të lartë ushtrinë, thirri një takim të këshillit të sigurisë dhe tha se po mendon aktivizimin e nenit 4, që parashikon nisjen e konsultimeve me aleatët për shqetësime të sigurisë. Edhe pse deklaruan se raketa që goditi fshatin e Prezvodov , 6 km larg kufirit në Ukrainë ishte e prodhuar në Rusi, autoritetet bënë thirrje për qetësie e përmbajtje deri në zbardhjen e rrethanave.

“Ne e dimë se Rusia po sulmonte Ukrainën me raketa por nuk kemi të dhëna përfundimtarë në këtë moment, ndërsa hetimet vazhdojnë. Duhet të tregojmë qetësi dhe kujdes e të mos marrim vendime të nxituara”, tha Andrzej Duda.

Liderët e G7-t, të cilët gjendeshin në Indonezi në kuadër të samitit të G20-s, u mblodhën në një takim urgjent në orët e para të së mërkurës. Takimi u thirr nga presidenti amerikan Joe Biden, i cili konfirmoi angazhimin e hekurt të Shteteve të Bashkuara ndaj NATO-s dhe nenit 5 të traktatit, që parashikon se një sulm kundër një prej anëtarëve është sulm kundër të gjithëve. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/15/cfare-parashikon-nato-ne-rast-te-nje-sulmi-ndaj-nje-vendi-aleat/
https://a2news.com/2022/11/16/raketa-e-leshuar-ne-poloni-erdogan-rusia-nuk-ka-pergjegjesi-per-ngjarjen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos