
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se “është e rëndësishme të sqarohen të gjitha faktet”, pasi foli me Presidentin e Polonisë, Andrzej Duda, pasi dy raketa shpërthyen në territorin e këtij vendi, duke shkaktuar vdekjen e dy personave.
“I shpreha ngushëllimet e mia për humbjet e jetëve. NATO po monitoron situatën dhe aleatët tanë po konsultohen. Është e rëndësishme që të sqarohen të gjitha faktet”, shkroi Stoltenberg në Twitter.
Autoritetet polake thanë se dy persona vdiqën nga shpërthimi në distriktin Hrubieszóëm në lindje të vendit, por pa thënë që raketat ruse goditën brenda kufirit të tyre.
Nga ana e saj, Rusia ka mohuar përfshirjen në incidente, me Ministrinë e Mbrojtjes që thotë se “nuk ka pasur asnjë goditje të shënjestrave në kufirin Ukrainë-Poloni”. (A2 Televizion)