
Vazhdojnë sulmet me raketa mbi Kiev. Raketat e mëngjesit të sotëm, shkaktuan 3 të vrarë, mes tyre edhe 2 fëmijë dhe plagosën 14 persona të tjerë.
Ky është sulmi i 18 me raketa brenda një muaji. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko tha se 9 persona janë dërguar në spital për shkak të plagëve. Mes godinave të targetuara, sipas Klitschko, ishte edhe një klinikë mjekësore.
Objektiv i sulmeve të majit ishin kryesisht godina banimi dhe infrastruktura kritike. Që në orët e para të mëngjesit, sirenat e alarmit u ndjenë në të gjithë Kievin dhe në lindje të Ukrainës, alarm që zgjati për gati 1 orë. (A2 Televizion)