All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Ditari i pedofilit Jeffrey Epstein, abuzonte me 7 vajza në ditë, i fiksuar pas dhëmbëve të tyre

Nga A2 CNN
31 Maj 2023, 21:50 | Bota
Ditari i pedofilit Jeffrey Epstein, abuzonte me 7 vajza në ditë, i
All - Paragraf - 1

Zbulimet nga kalendari i veprimtarisë së Jeffrey Epstein nxjerrin në dritë prova të reja për abuzimet e tij me vajzat e mitura.

Aty del në pah se pedofili argëtohej me deri në 7 vajza të reja në ditë dhe ishte aq i fiksuar pas dhëmbëve të tyre sa kishte një karrige dentisti në rezidencë dhe i detyronte të shkonin te një ortodont në Manhatan.

All - Paragraf - 3

Zbulimet janë pjesë e këstit të dokumenteve që i janë dorëzuar qeverisë së US Virgin Islands, si pjesë e hetimit për abuzimet me vajzat.

Ato tregojnë që, pavarësisht se ishte i regjistruar si dhunues sekskual dhe sapo kishte kryer një dënim me 13 muaj burg, pedofili kishte "agjendën" e zënë me vajza për të gjitha orët e ditës.

Vetëm në një ditë, Epstein pati tre "raunde" takimesh me dy vajza të reja, për ta mbyllur në orën 19:30 me një femër të vetme, duke arritur në shtatë vajza gjithsej brenda pesë orësh.

All - Paragraf - 6

Midis emrave në kalendarë ishin shumë ruse, modele dhe një grua që më vonë paditi pedofilin duke thënë se ai ia mori virgjërinë dhe e detyroi atë të kryente një martesë të rreme për të mbajtur një nga bashkëpunëtorët e tij në SHBA.

Kjo panoramë shqetësuese të dhënash del nga qindra faqe dokumentesh me e-mail-e dhe ditarë nga pasuria e Epstein, i cili u vetëvar në pritje të gjyqit për trafikim seksual në 2019. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos